Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka arritur në Capiton Hill, ku u prit nga një numër i madh gazetarësh dhe protestues, që disa nga ta morrën guximin t’i thonin në fytyrë atij se “ishte tradhëtar”.
Trump udhëtoi së bashku me udhëheqësin e shumicës së Senatit, Mitch McConnell, R-Ky dhe dy republikanë, pasi Presidenti shpresonte që të rrisë mbështetjen për shkurtimin e taksave, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, mëngjesi nuk i ecili mirë, pasi senatori Bob Corker, tha për CNN se nuk do të mbështesë Trumpin.
Para takimit Trump është gjetur në një situatë të sikletshme, pasi një grupi vogël protestuesish e “goditën” atë me flamuj të Rusisë, në të cilët shkruhej emri i Presidentit. Daily Mail ka kuptuar se personi që protestoi në këtë formë ishte Ryan Clayton.
“Pse po flasin për shkurtimet e taksave kur duhet të flasin për tradhëti? Ky president ka komplotuar me agjentët e qeverisë ruse për të vjedhur zgjedhjet”, bërtiti Clayton. “Në kongres duhet të flasim të tradhëti dhe jo për shkurtimet e taksave”./arbresh.info/



Groenlanda dhe tarifat, makthi i ri për BE-në
Gjesti i jashtëzakonshëm nga Mane – në fund rezultoi m...
Barcelona “gjunjëzohet” në “San Sebastian&...
Starmer paralajmëron Trump për tarifat për Greenlandin
Mot i ftohtë të hënën me ngrica, temperatura deri në -9°C
Finale me tension e dramë, Senegali triumfon në Kupën e Komb...