Donald Trump ka thënë se e pranon qe kishte ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2016, duke u bazuar në përfundimet e agjencive amerikane të inteligjencës.
Presidenti së fundmi është kthyer nga një samit me presidentin rus Vladimir Putin në Helsinki të Finlandës, gjatë së cilit nuk e denoncoi ndërhyrjen ruse, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, ai pretendon se ka folur gabim dhe donte të thoshte se ai nuk sheh një mënyrë që Rusia nuk do të ishte përgjegjëse për sulmet ndaj sistemeve zgjedhore.
“Mendova se do të ishte e qartë, por unë do të doja të sqaroja vetëm në rast se nuk ishte: Në një fjali kyçe … Unë thashë se fjala ‘do të’ në vend të ‘nuk do të’, -tha Trump para takimit me kabinetin e tij dhe Republikanët e Kongresit.
Ai sqaroi: “Fjalia duhet të kishte qenë ‘Unë nuk shoh ndonjë arsye pse unë nuk do ose pse nuk do të ishte Rusia'”.
Gjatë një konference të përbashkët me Putin, megjithatë, presidenti amerikan tha se besonte se mohimi i udhëheqësit rus Moska kishte të bënte me procesin e SHBA. Nga ana e tij, Putin kishte pranuar se donte që të fitonte manjati i pasurive të patundshme kundrejt Hillary Clintonit./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...