Kanadaja dhe SHBA-ja po negociojnë një zgjatje të mundshme të mbylljes së kufirit të përbashkët për udhëtimet jothelbësore përtej 21 qershorit, tha sot kryeministri kanadez, Justin Trudeau.
Të dy vendet, me një marrëveshje të ndërsjellë, vendosën të mbyllnin më 21 mars kufirin e tyre të përbashkët, përveçse për transportin e mallrave dhe të produkteve, për një periudhë njëmujore.
Kjo mbyllje u rinovua me të njëjtën kohëzgjatje në prill dhe në maj.
“Ne po negociojmë me amerikanët për një zgjatje të mundshme të kësaj mbylljeje”, tha Trudeau, në konferencën e tij të përditshme për shtyp, në Otava.
Javën e kaluar, Kanadaja lehtësoi masën e mbylljes së kufirit duke lejuar shtetasit e huaj të bashkohen me familjet e tyre që jetojnë në Kanada, duke iu nënshtruar një periudhe karantine të paktën 15-ditore.
Keijsi përjashtohet me zarf të zi nga shtëpia e Big Brother ...
Shkëmbi 4 km rrëzohet në Sicili, mbi 1,000 persona evakuohen
Zarfi i parë i zi në shtëpi/ Bullizim dhe dhunë psikologjike...
Kapet në Prishtinë shtetasi i huaj, i kërkuari nga INTERPOL-...
“Jam krenar që jam djali i Violetë Kukajt”, Roge...
Netanyahu: Nuk do të lejojmë krijimin e një shteti palestine...