Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka ripërsëritur se Kanadaja nuk ka ndërmend të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së.
Në një konferencë për media në shtëpinë e tij në Florida Mar-a Lago, të martën, presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump tha: “Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara, kjo do të ishte vërtet diçka”, raporton BBCnews.
Pas kësaj kishte reaguar, kryeministri Trudeau. Ai tha se nuk kishte një shans që të dy vendet të bashkoheshin.
Në një intervistë të dielën, kryeministri kanadez shtoi, “Unë e di se si një negociator i suksesshëm (Trump) pëlqen t’i mbajë njerëzit jashtë ekuilibrit. Shteti i 51-të, nuk do të ndodhë”./rtk
Trump urdhëron zgjatjen e bllokadës detare ndaj Iranit
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit