Arabia Saudite njoftoi se tre ushtarë të saj janë vrarë përgjatë kufirit me Jemenin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia saudite e lajmeve SPA tha se një oficer dhe dy ushtarë “u martirizuan në mbrojtje të fesë dhe atdheut” në rajonin jugor Jazan.
Autoritetet, megjithatë, nuk dhanë detaje në lidhje me rrethanat e vrasjes së ushtarëve.
Që nga fillimi i dhjetorit, numri i ushtarëve që kanë humbur jetën në frontin jugor është rritur në 10.
Arabia Saudite është duke kryesuar koalicionin ushtarak arab në një fushatë masive ajrore të nisur në vitin 2015 kundër rebelëve Huthi, të cilët në vitin 2014 pushtuan pjesën më të madhe të Jemenit, përfshirë kryeqytetin Sana.
Që atëherë, dhjetëra mijëra jemenas besohet të jenë vrarë në konflikt, ndërsa 14 milionë të tjerë, sipas OKB-së, rrezikohen nga uria.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit