Tre alpinistë që u zhdukën në Pakistan në fillim të këtij muaji ndërsa u përpoqën të ngjiteshin në malin e dytë më të lartë në botë, K2, tani konsiderohen të vdekur, sipas zyrtarëve pakistanezë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, njoftimi i së enjtes sjell në mbylljen e kërkimeve për të gjallë, në një rast tragjedie dramatike në një nga malet më të rrezikshme për t’u ngjitur në botë.
Përpjekjet e kërkimit për alpinistët – alpinisti i famshëm pakistanez Ali Sadpara, Jon Snorri nga Islanda dhe Juan Pablo Mohr nga Kili – të cilët u zhdukën më 5 shkurt filluan javën e kaluar mes motit të keq.
“Të gjithë ekspertët e motit, alpinistët dhe ekspertët nga ushtria pakistaneze kanë arritur në përfundimin se një qenie njerëzore nuk mund të jetojë për aq gjatë në një mot kaq të ashpër. Kjo është arsyeja pse ne po njoftojmë se ata nuk do të jenë më të gjallë”, tha Raja Nasir Ali Khan, një ministër provincial për turizmin në Gilgit-Baltistan, ku ndodhet K2.
Khan tha se kërkimi për trupat do të vazhdojë.
“Familja ime ka humbur një baba të mirë dhe kombi pakistanez ka humbur një alpinist të madh, të guximshëm dhe me përvojë”, u ka thënë gazetarëve, Sajid Ali Sadpara – djali i Aliut. /Telegrafi/
Haradinaj i hap rrugë Gjinit në AAK: Të besoj në rrugëtimin ...
Nga formacioni më i mirë te ai i zbulimeve dhe zhgënjimeve, ...
Guardiola zbulon nëse do të drejtojë menjëherë ndonjë skuadë...
Kontrolle në burgun e Fierit, sekuestrohen drogë, telefona d...
Protesta masive në Madrid/ Mijëra persona zbresin në rrugë, ...
Bastisje në tri lokacione në Graçanicë, konfiskohet kokainë ...