Një tërmet i fuqishëm ka rënë në Rumani në orën 02.26 të mëngjesit sipas orës lokale. Epiqendra e tërmetit ishte 4 km nga Nereju dhe 153 km nga kryeqyteti, Bukureshti.
Tërmeti ishte me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter. Raportohet se lëkundjet e forta të tokës u ndjenë edhe në Bullgari, Moldavi dhe Ukrainë.
Akoma nuk ka një raportim të saktë mbi dëmet e shkaktuara dhe nuk dihet nëse ky tërmet ka lidhje me tërmetin e rënë në Turqi.
Tërmetet janë shtuar në numër në Gadishullin e Ballkanit dhe në shtetet rreth Detit të Zi. Kujtojmë që rreth para një jave Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm që mori jetën e 41 personave dhe la me qindra të plagosur.
Haxhiu sot takon kryetarët e komisioneve parlamentare
Mishetiq kërkon që Thaçi të shpallet i pafajshëm për të gjit...
Mbrojtja: Provat ndaj Veselit, një grumbull mbeturinash
Tërnava: Ramazani është shkolla e shpirtit – le të ref...
Mbrojtja: ZPS s’ka prova që LDK bojkotoi qeverinë e përkohsh...
NATO: Turqia, një aleat i fortë, një kontribuues i vlefshëm ...