Palestinezët në Bregun Perëndimor janë gati të marrin një dërgesë speciale prej më shumë se 10 ton postës që është vonuar nga Izraeli për tetë vitet e fundit.
Punëtorët postarë kanë sistemuar mijëra thasë të postës në qytetin Jericho të Bregut Perëndimor për disa ditë të fundit pasi autoritetet izraelite kanë lejuar hyrjen e letrave dhe paketave nga shteti fqinj Jordania..-përcjell arbresh.info
10.5 ton postë u mbajtë në Jordani që nga viti 2010, sepse Izraeli nuk do të lejonte transferimin e drejtpërdrejtë në Autoritetin Palestinez në Bregun Perëndimor, thanë zyrtarët palestinezë.

Posta për Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, kufijtë e të cilit janë nën kontrollin izraelit, së pari kalon përmes Izraelit, duke bërë të mundur që ajo të kryejë kontrolle sigurie.
Autoritetet izraelite thanë se transferimi ishte një gjest i vetëm dhe lëvizjet ishin në proces për të zbatuar një marrëveshje të vitit 2016 që do të mundësonte lidhjet direkte ndërkombëtare të postës me Bregun Perëndimor.
Në objektin e Jerikos, një karrocë dhe lodra ishin ndër artikujt që u renditën.
“Një ekip u formua nga i gjithë qytetit të Jerikos për të dërguar postën tek njerëzit sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Hussein Sawafta, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit postar palestinez.
Por Ramadan Ghazawy, një zyrtar palestinez postar, tha se disa materiale mund të ishin të vështira për t’u dorëzuar, sepse përmbajtja ishte derdhur nga zarfat dhe kutitë ishin të dëmtuara, ndërkohë që adresat për të tjerët nuk ishin të qarta.
“Ka lodra për fëmijët. Ndoshta ata ishin një vjeç kur ato dhurata u dërguan. Tani ata fëmijë kanë mbushur tetë vjet, “tha Ghazawy./Arbresh.info
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës