OBSH ka bërë një apel urgjent për 8 milion dollarë në ndihmë për përgjigjen e saj ndaj tërmetit në Mianmar, ku rreth 1,700 kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë në rrezik të lëndimeve dhe sëmundjeve.
Agjencia e OKB-së thotë se po përgjigjet në “nivelin më të lartë të aktivizimit të urgjencës” dhe nevojiten donacione për “të ofruar kujdes për traumën që shpëton jetë, për të parandaluar shpërthimet e sëmundjeve dhe për të rivendosur shërbimet thelbësore shëndetësore gjatë 30 ditëve të ardhshme”.
Më shumë se 1,700 persona gjetën vdekjen dhe rreth 3,400 mbetën të plagosur si pasojë e një tërmeti 7.7 të shkallës rihter që goditi afër Mandalay, qyteti i dytë më i madh i Mianmarit të premten.
Në Bangkok rreth 1000 km larg nga epiqendra, 76 punëtorë ndërtimi mbeten të bllokuar në rrënojat e një ndërtese të lartë.
Tërmeti tragjik është një goditje e mëtejshme për Mianmarin, i cili është përfshirë nga një luftë civile që nga një grusht shteti ushtarak në 2021.
/rtsh.al/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...