Një tërmet ka goditur jugun e Iranit, vetëm 60 milje nga centrali bërthamor i Bushehr.
Dridhjet e tërmetit që ndodhi mëngjesin e sotëm janë ndjerë edhe në Bahrejn dhe zonat tjera përreth Gjirit Persik, transmeton portali arbresh.info.
Shërbimi Gjeologjik Amerikane tha se tërmeti goditi në orën 06.34 të kohës lokale, rreth 60 milje në lindje të centralit bërthamor, stacioni i vetëm që operon në Republikën Islamike.
SHGJA e vendos tërmetin në shkallën 5.5 të Riterit, ndërsa televizioni shtetëror iranian, duke cituar zyrtarë e vendos në 5.9. ndryshimet në magnitudë janë të zakonshme menjëherë pas dridhjeve.
Televizioni nuk ka raportuar për ndonjë dëm në centralin bërthamor, i cili ka përjetuar tërmete edhe në të kaluarën dhe është ndërtuar pikërisht për t’i rezistuar fenomeneve të tilla natyrore./Arbresh.info/
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...