Një tërmet me magnitudë prej 5.2 ballësh goditi të mërkurën ishullin turistik jugor grek të Kretës.
Aktualisht nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale, shkruan ap.
Instituti Gjeodinamik i Athinës tha se tërmeti nënujor ka ndodhur në orën 19:29, sipas kohës lokale, midis Kretës dhe ishullit Gavdos. Kishte një thellësi prej 11.6 kilometrash (7 milje).
Shërbimi Zjarrfikës tha se nuk kishte marrë raporte fillestare për lëndime apo dëmtime në ndërtesa.
Mediat greke thanë se tërmeti u ndje në të gjithë Kretën, një destinacion popullor turistik veror.
Greqia është në një nga zonat më aktive sizmike në botë dhe tërmetet janë të zakonshme, megjithëse shumica nuk ndjehen. Vdekjet dhe dëmtimet e rënda janë të rralla.
Ndryshe, në vitin 1999, një tërmet me magnitudë 5.9 shkallësh të Rihterit afër Athinës la të vdekur 143 persona. /Telegrafi/
Pacolli: Dashuria për vendin nuk është reklamë, është sakrif...
Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtin...
Anulohet udhëtimi me trenin Pejë – Prishtinë për nesër
Nuk tërhiqet Trumpi, zotohet për tarifë të re
Hamidi rinovon me Ballkanin deri në vitin 2029
Protesta para Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit qëll...