Tërmet i fuqishëm në Greqi, lëkundjet ndjehen edhe në Kosovë

20:06 | 4 Mars 2021

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Greqinë para 5 minutash ku ka arritur në 6 shkallë të rihterit.

Sipas EMSC, tërmeti ishte me epiqendër në jug-perëndim të Thesaloniki.

Thellësia e epiqendrës së termetit ka qenë 2 kilometra ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në vendet fqinjë.

Në rrjetet sociale qytetarët e Kosovës kanë shkruar se kanë ndjerë lëkundje të lehta të tokës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara