STV përmes një deklarate theksoi se punonjësve të televizionit u kërkohet të mos e instalojnë aplikacionin e përmendur në telefonat celularë që përdorin për të hyrë në e-mailin zyrtar
Televizioni shtetëror i Suedisë (STV) ua ka ndaluar punonjësve të tij të përdorin aplikacionin TikTok të kompanisë kineze ByteDance në pajisjet zyrtare.
STV përmes një deklarate theksoi se punonjësve të televizionit u kërkohet të mos e instalojnë aplikacionin e përmendur në telefonat celularë që përdorin për të hyrë në e-mailin zyrtar.
Ata që kanë instaluar më parë aplikacionin janë të detyruar ta fshijnë atë, siç thuhet, për sasinë e të dhënave që TikTok mbledh, më shumë sesa është e nevojshme.
Senati i SHBA-së miratoi një ligj javën e kaluar me të cilin ndalon nëpunësit civilë të shkarkojnë dhe të përdorin aplikacionin TikTok./AA/
Haxhiu bën ndryshimin e parë si u.d. presidente, i ndërron e...
Begaj uron besimtarët e krishterë për Pashkët: Shpresë, paqe...
Nga lufta në Kosovë te bullizmi, Shëndriti prek me historinë...
Rama uron besimtarët katolikë për Pashkët: Gëzuar Ditën e Re
Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Gjergji: Bëj thirrje për paqe, pë...
Si mund të tërhiqet një vend nga NATO?