Telefonata me presidentin finlandez, Moska: Putin i tha se anëtarësimi në NATO është gabim

14:30 | 14 Maj 2022

Zbardhen më shumë detaje nga telefonata e presidentit të Finlandës me Vladimir Putin. Sauli Niinistö i ka treguar presidentit rus planet për t’u bashkuar me NATO-n.

Mediat ruse kanë raportuar fjalën e presidentit Putin. Ai i tha Sauli Niinistö-s se aktualisht nuk ka kërcënime për sigurinë e Finlandës dhe se braktisja e statusit neutral të Finlandës do të ishte një gabim.

Ndryshimi do të dëmtonte marrëdhëniet midis dy vendeve “të cilat për shumë vite janë ndërtuar në frymën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit të partneritetit dhe kanë qenë të dobishme reciproke”.

Moska e përshkroi bisedën si “një shkëmbim të sinqertë pikëpamjesh”. /abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara