Një ndër vendet më të popullarizuara nën Mali është vënë në shënjestër nga personat e armatosur.
Sipas një zëdhënsi të Ministrisë së Sigurisë, banorët që jetojnë afër zonës turistike kanë raportuar për të shtëna, transmeton portali arbresh.info
Zëdhënësi tha se sulmi ishte duke vazhduar në vendpushimin Le Campement në Dougourakoro, në lindje të kryeqytetit Bamako.
Ende nuk dihet nëse ka viktima.
Mali, për disa vite është në luftë me disa kryengritës xhihadistë që bredhin veriun dhe qendrën e vendit.
Në nëntor të vitit 2015, të paktën 20 persona u vranë kur personat e armatosur morën peng disa turistë dhe stafin e hotelit në Radisson Blu në Bamako. Që nga ajo Mali ka qenë në gjendje të jashtëzakonshme./Arbresh.info
Sonte kompletohet finalja e Ligës së Kampionëve, Bayern Muni...
Ferat Shala i PDK-së s’kandidon më për deputet, thotë se duh...
Askush s’e do anijen/ I mbyllen të gjitha portet anijes ku v...
U.D. Presidentja Haxhiu dekretoi 17 gjyqtarë me mandat fille...
Prokuroria Speciale me aksion në tri komuna për shpronësime,...
Siguria e ushqimit dhe kontrollet për produktet e qumështit:...