Një vajzë që raportohet të jetë 11 ose 12 vjeçare ka qëlluar me armë dhe ka plagosur dy nxënës të tjerë dhe një pjesëtar të stafit në një shkollë në Idaho të SHBA-së.
Nxënësja – identiteti i të cilës nuk dihet – e klasës së gjashtë ka shkuar me armë në shkollë dhe ka shtënë.
Një mësuese ka arritur që ta ç’armatosë nxënësen dhe e ka ndaluar derisa ka ardhur policia të cilët e dërguan të njëjtën në paraburgim.
Të tri viktimat janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk janë në rrezik për jetë, sipas zyrtarëve.
Motivi i kësaj ngjarje nuk është i qartë akoma. Ky incident është duke u hetuar nga FBI dhe autoritetet lokale./arbresh.info/
120 vende, 120 emra: Këta janë deputetët e Kuvendit të Kosov...
Kurti: Zahir Pajaziti me shokë, dritë udhërrëfyese e reziste...
KFOR-i zhvillon stërvitje për forcimin e kapaciteteve operac...
Irani i gatshëm për bisedime bërthamore me SHBA-në, por vend...
Morientes krahason Liverpoolin me Realin, flet për të ardhme...
Spiropali: Objektiv strategjik, mbyllja e procesit teknik të...