Të paktën katër persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë lënduar si rezultat i të shtënave me armë në Universitetin Osmangazi në qytetin turk të Eskisehir, raporton AA.
Sulmuesi, që besohet të jetë një hulumtues universitar është arrestuar nga forcat e rendit, transmeton portali arbresh.info.
Të katër të vrarët si pasojë e sulmit ishin punonjës të universitetit: ndihmës dekani, një sekretar i fakultetit, një ligjërues dhe një anëtar i stafit nga fakulteti i arsimit të universitetit, specifikoi media.
Vetë sulmuesi raportohet të jetë studiues në universitet. Motivet prapa sulmit mbeten të pashpjegueshme./Arbresh.info/
https://twitter.com/fuatozhan/status/981872150092107776?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Fsputniknews.com%2Fmiddleeast%2F201804051063240537-shooting-turkey-eskisehir%2F
Rashiq kërkon falje, thotë se ngatërroi deklaratën për Manas...
Haxhiu: Të drejtat e grave – standard i shoqërisë për demokr...
Kurti: Demokracia s’mund të jetë e fortë nëse gratë janë të ...
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...