Taylor Swift nuk e mbështet Donald Trump si kandidat për president të SHBA-së.
Një burim i afërt pranë këngëtares thotë për mediat e huaja se artistja e njohur mbështeti demokratët në vitin 2020 dhe kritikoi Trump gjatë kohës kur ai ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Këto reagime vijnë pasi vetë ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë ndau në rrjetet e tij sociale foto të këngëtares të krijuar nga inteligjenca artificiale ku u bënte thirrje përdoruesve të votonin për Trump.
Avokatët në industrinë e muzikës, Hollywood dhe Uashington kanë bërë presion për masa të tjera më të rrepta ligjore për të luftuar përhapjen e imazheve të rreme të krijuar nga inteligjenca artificiale e që përhapen më pas në internet.
Disa nga fansat e Swift u mobilizuan për të mbështetur fushatën elektorale të Kamala Harris. Nëse ajo fiton zgjedhjet ajo do të behët presidentja e parë grua në SHBA./tvklan/
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...