Tajvani: Nuk do të fillojmë luftë me Kinën

15:16 | 14 Tetor 2021

Tajvani nuk do të fillojë një luftë me Kinën, por do ta mbrojë veten “plotësisht”, tha të enjten (14 tetor) ministri i Mbrojtjes, Chiu Kuo-cheng.

Ka kohë që Tajvani po ankohet se Kina është duke shkelur zonën e mbrojtjes ajrore duke dërguar aeroplanë ushtarakë.

Tajvani ka thënë vazhdimisht se do të mbrojë veten nëse sulmohet, por se nuk do të nxitojë me veprime dhe se dëshiron të ruajë status-quon me Kinën.

“Është mëse e qartë se Kina nuk do të fillojë luftë, por nëse do të ketë levizje ne do t’i përgjigjemi armikut plotësisht”, i tha Kuo-Cheng parlamentit.

Javën e kaluar ky zyrtar tajvanez pati thënë se tensionet me Kinën janë më të këqijat në 40 vitet e fundit.

Komentet e tij u bënë pasi Kina për katër ditë rresh kishte ndërmarrë inkursione masive të forcave ajrore në zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit.

Ministria e Mbrojtjes në Tajvan paralajmëroi Kinën për kundërmasa të forta nëse forcat e saj i afrohen shumë ishullit.

“Qëllimet e tyre janë kët: nga njëra anë për të bërë presion mbi Tajvanin, dhe nga ana tjetër për t’u thënë të tjerëve ne kemi aftësinë për të trembur dhe penguar forcat e huaja ushtarake”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara kanë raporte të ngushta me Tajvanin.

Kina të mërkurën i quajti aktivitetet e saj ushtarake një lëvizje për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin, dhe përsëri fajësoi “bashkëpunimin” e Tajvanit me forcat e huaja.

Tajvani është një rajon demokratik dhe thotë se është i pavarur, por Kina e sheh si një provincë të shkëputur./ rel

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara