Sulmet ajrore izraelite vranë të hënën të paktën 40 palestinezë, me më shumë se gjysmën e të vdekurve në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku bombat goditën tre shtëpi, raporton Reuters.
Në qytetin e Gazës, në veri të enklavës, avionët luftarakë izraelitë goditën dy shtëpi, duke vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur disa të tjerë, thanë zyrtarët shëndetësorë.
Me rënien e natës, një sulm ajror izraelit në një shtëpi në kampin e refugjatëve Al-Nuseirat në Rripin qendror të Gazës, ku u vranë tre palestinezë, duke përfshirë një gazetar lokal, thanë mjekët dhe mediat e Hamasit.
Gjashtë persona të tjerë u vranë në zona të tjera qendrore të Gazës në sulme të veçanta ajrore izraelite, shtuan ata. Ushtria izraelite të hënën tha se dy ushtarë u vranë në qendër të Gazës të dielën.
Krahu i armatosur i Xhihadit Islamik, aleat të Hamasit, tha se hodhi raketa në Izrael të hënën, duke sinjalizuar se grupi ishte ende në gjendje të kryente sulme me raketa pas gati shtatë muajsh ofensivë ajrore dhe tokësore izraelite./abcnews.al
Gjashtë të lënduar pas aksidentit në Kçiq, një fëmijë në gje...
Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigur...
Prattipati takon Kurtin: SHBA kërkon angazhim për paqe dhe s...
Haxhiu takoi përfaqësuesit e organizatave partnere dhe të sh...
Dikur shkëlqente në Evropë, Coutinho tashmë ndërpret kontrat...
Rama në Bordin e Paqes: Nderojmë misionin e Trump, të shpëto...