Një kolonë që po barte anëtarë të profilit të lartë të orcave të Mobilizimit Popullor të Irakut (PMF), që po mbulohej nga milicitë e mbështetura nga Irani, është goditur nga një sulm ajror përderisa po udhëtonte në Bagdad, shkruan “Reuters”.
Konvoji me tre vetura është goditur në periferinë veriore të kryeqytetit irakian, në rrethin al-Taji, sipas një burimi ushtarak irakian, transmeton portal arbresh.info
Gjashtë militantë u raportuan të vrarë në sulm, me tre të tjerë të plagosur rëndë.
Ende nuk janë dhënë detaje se kush e ka kryer sulmin.
Sulmi ajror erdhi pas sulmit të madh në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, i cili vrau komandantin e fuqishëm të forcave të Kudsit të Iranit Qassem Soleimani dhe disa zyrtarë të lartë në PMF./arbresh.info/
Reports of an airstrike targeted a vehicle carrying important Iraqi (Hashd al-Shaabi) figures near Taji northern Baghdad.#Iraq pic.twitter.com/zjOD0zmt7k
— Baxtiyar Goran ☀️ (@BaxtiyarGoran) January 3, 2020
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...