Sipas zyrtarëve egjiptianë dhe burimeve mjekësore, të paktën katër persona janë vrarë dhe 12 të tjerë janë plagosur në një sulm në një postbllok policie në qytetin Ismailia të Kanalit të Suezit.
Të vdekurit përfshinin tre oficerë policie dhe një person ende të paidentifikuar, tregoi një dokument spitalor i marrë nga agjencia e lajmeve Associated Press.
Shumica e të plagosurve janë rekrut dhe janë dërguar në spital, sipas dokumentit, raporton aljazeera.
Sulmi ndodhi të premten pasdite në anën perëndimore të kanalit të Suezit, sipas zyrtarëve të sigurisë, të cilët folën për AP në kushte anonimiteti, sepse nuk ishin të autorizuar të informonin mediat. Zyra për media e provincës, Ismailia e përshkroi sulmin si një sulm “terrorist”.
Al-Qahera News raportoi se forcat e sigurisë vranë një nga sulmuesit. Ai transmetoi pamje grafike që supozohet se tregon një trup, duke thënë se ishte sulmuesi i vdekur.
Ndryshe, asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...