Të paktën dy persona humbën jetën dhe 21 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një sulmi me thikë në një spital në jugperëndim të Kinës.
Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit në spitalin Zhenxiong, që ndodhet në provincën e Yunnan, kur një person i armatosur me dy thika hyri në godinë dhe nisi të qëllonte këdo që i dilte përpara.
Policia bën me dije se i dyshuari për këtë ngjarje është identifikuar, por nuk është vendosur ende nën arrest dhe për këtë arsye iu kërkon banorëve të zonës që të tregojnë kujdes.
Motivet e këtij krimi janë ende të paqarta, teksa bilanci i fataliteteve mund të rritet pasi shumë nga të plagosurit kanë marrë plagë të rënda./A2CNN
Presidenti i ardhshëm gjerman do të zgjidhet në janar 2027
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 5
AAK shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës
Integrimi në BE dhe anëtarësimi në KiE, temë diskutimi mes K...
Maqedonci: Projektligji për industrinë e mbrojtjes, hap i rë...
Kanosën një person, katër persona intervistohen në polici – ...