Një person është arrestuar pasi 6 turistë mbetën të plagosur, si pasojë e një sulmi me thikë në një hotel në resortin buzë Detit të Zi, Hurghada.
Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarët egjiptianë, që përmes një deklarate thonë se disa prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën, ndërsa nga disa media mësohet se dy prej tyre kanë ndërruar jetë.
I dyshuari, gjithsesi, është arrestuar dhe po merret në pyetje nga policia për të përcaktuar motivet e këtij sulmi.
Agresori duket të ketë notuar nga një pjesë plazhi publik për të siguruar qasje në territorin e resortit. Hurghada është një prej vendeve turistike më popullore, i njohur veçanërisht për zhytjet me veshje speciale.
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...
Kane mungon ndaj Freiburg, pritet të rikthehet për ndeshjen ...