Anëtarësimi i Suedisë në NATO do të kishte efekt stabilizues nga i cili do të përfitonin të gjitha shtetet e Detit Baltik, ka thënë ministrja e Jashtme suedeze, Ann Linde më 13 maj, pasi Finlanda fqinje ka treguar përkushtim për t’iu bashkuar aleancës.
“Anëtarësimi i Suedisë në NATO do të forconte portën ndaj konflikteve ushtarake dhe do të kishte efekt të parandalimit të konfliktit në veri të Evropës”, ka thënë Linde para gazetarëve, teksa ka prezantuar një vlerësim parlamentar për çështje të sigurisë.
Pushtimi rus në Ukrainë ka shtyrë Suedinë dhe Finlandën të rivlerësojnë qëndrimet e tyre si shtete neutrale prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Në raportin e prezantuar për sigurinë, është thënë se Suedia do të ishte më e cenueshme nëse mbetet vendi i vetëm baltik jashtë NATO-s, ndonëse është përmendur se Rusia mund të hakmerret nëse Stokholmi aplikon për anëtarësim në aleancë.
“Nëse Suedia vendos të kërkojë anëtarësim në NATO, ka rrezik të reagimit nga Rusia”, ka thënë ministri suedez i Mbrojtjes, Peter Hultqvist.
“Më lejoni të theksoj se ne jemi të përgatitur për çfarëdo kundërpërgjigje”, ka shtuar ai.
Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,340 kilometrash me Rusinë, ka thënë më 12 maj se duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO, “pa vonesa”.
Suedia pritet të ndjekë shembullin e Finlandës dhe mund të aplikojë për anëtarësim më 16 maj./REL/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale