Duke folur në Bruksel, pas takimit me Sekretarin e Jashtëm britanik, Boris Johnson, shefi i NATO-s Jens Stoltenberg ka thënë se shtetet anëtare të Aleancës së sigurisë janë të bashkuar në dënimin e sulmit dhe kanë ofruar mbështetjen e tyre për hetimet që po zhvillohen për këtë incident.
“Përgjigjja e Rusisë deri më tani ka shfaqur një shpërfillje të qartë të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”, ka thënë Stoltenberg.
Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia, vazhdojnë të jenë në gjendje kritike, pasi iu ekspozuan një agjenti nervor më 4 mars.
Britania thotë se ish-spiuni rus dhe vajza e tij i janë ekspozuar një agjenti nervor të prodhuar nga sovjetikët të quajtur Novichok dhe fajësojnë Moskën për sulmin. Rusia mohon çdo përfshirje në këtë incident.
Stoltenberg ka thënë se aleatët e NATO-s “vazhdojnë t’i bëjnë thirrje Rusisë që të ofrojë detaje për programin Novichok tek Organizata te Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike”. (REL)
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...