Stamboll – Tregu i Mbyllur rihapet më 1 qershor

12:46 | 12 Maj 2020
Arbresh Info

Presidenti i Bordit Drejtues të Tregut të Mbyllur (Kapalıçarsi), Fatih Kurtulmus, njoftoi të premten se çarshia historike, një prej simboleve të Stambollit, do të rihapet për klientët duke filluar nga data 1 qershor, transmeton arbresh.info.

E konsideruar si qendra e parë tregtare në botë, çarshia u mbyll më 23 mars si pjesë e masave për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19), i cili ka marrë mbi një çerek milioni jetë në gjithë botën.

Çarshia, një nga atraksionet kryesore turistike të Stambollit, ndodhet brenda qytetit të vjetër të metropolit më të madh turk dhe ka 61 rrugica të mbuluara e mbi 3.000 dyqane që tërheqin rreth 250.000-400.000 vizitorë çdo ditë.

Ditët e fundit, Turqia ka vazhduar të shënojë rënie në numrin ditor të viktimave nga COVID-19 dhe pacientëve në kujdes intensiv, ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në gati 90.000. / arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale