Spitale të përmbytura në Londër, pacientëve u kërkohet të marrin trajtime tjetër kund

18:17 | 26 Korrik 2021

Dy spitale të Londrës lindore u kanë kërkuar pacientëve të qëndrojnë larg pasi departamentet e tyre të emergjencës u përmbytën nga reshjet e mëdha të shiut, të dielën.

Spitali “Whipps Cross” nuk ka furnizim me energji elektrike dhe janë duke i evakuuar 100 pacientë të shtruar, ndërsa spitali “Newham” është duke iu ofruar dhoma të tjera të kujdesit emergjentë pacientëve.

Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje të mëdha në disa shtëpi, në rrugë dhe në stacione.

Brigada e Zjarrit të Londrës thotë se kanë marrë më shumë se 1,000 thirrje për përmbytjet.

Ky institucion është duke shpëtuar njerëzit që janë të bllokuar në automjete, po ashtu edhe ata nëpër shtëpi.

Një zëdhënës i spitaleve “Newham” dhe “Whipps Cross” tha se pacientëve u kërkohet të shkojnë në spitale të tjera për të kërkuar trajtim.

Shumë nga rrugët e kryeqytetit u mbyllën për shkak të përmbytjeve, përfshirë tunelin Blackwall dhe pjesë të Qarkut Verior.

Stacioni Stepney Green mbetet i mbyllur edhe pse tetë stacione të tjera si Tube dhe London Overground janë rihapur.

Në pjesën jug-lindore të Anglisë ka paralajmërime se mund të ketë përmbytje si pasojë e reshjeve të shiut, transmeton Klankosova.tv.

Lajmet më të lexuara