Mijëra vetë dolën në rrugët e Valencias të shtunën duke kërkuar që autoritetet rajonale të mbahen përgjegjëse për mënyrën se si menaxhuan situatën pas përmbytjeve masive, ku humbën jetën më shumë se 220 persona. Të paktën 80 vetë rezultojnë të zhdukur nga vërshimi i ujit në rajonin e Valencias.
Protestuesit, që u mblodhën në qendër të qytetit, bënë thirrje për dorëheqjen e drejtuesit rajonal Calros Mazon duke e bërë atë përgjegjës për keqmenaxhim të krizës.
Protestuesit lëshuan thirrje të tilla si “vrasës” dhe mbanin në duar pankarta ku lexohej se “duart tona janë të baltosura, por tuajat të lyera me gjak”.
Protesta e organizuar nga më shumë se 30 organizata të shoqërisë civile, ishte një shenjë kundërshtimi për atë që banorët e cilësojnë si reagim të vonuar të ekipeve të emergjencës. Sipas protestuesve, drejtuesi rajonal Mazon lëshoi alarmin disa orë pasi disa fshatra ishin përmbytur nga vërshimi i ujit, në të gjithë rajonin.
Gjatë protestës pati momente tensionesh, pasi disa prej banorëve goditën me objekte të ndryshme punonjësit e policisë dhe u përplasën me autorietet.
Protesta, veçse një shfaqje e zemërimit të përbashkët, vuri në dukje ndjenjën e thellë të humbjes në të gjithë rajonin si edhe shtimin e thirrjeve për drejtësi pas katastrofës./voa
Vitia: Brenda dy javësh hapet konkursi për anesteziologët
Certifikohen dy qen policorë, përforcohet njësia K9 për luft...
Haxhiu priti Koordinatorin e OKB-së në Kosovë, diskutohet ba...
Gjendja në kampin “Enver Zymeri”, Kurti: Përgjigjen duhet të...
Rritja e çmimit të naftës pas tensioneve në Lindjen e Mesme,...
Arrestohet një i mitur për vjedhje të rëndë në Lipjan, dysho...