Qeveria e Spanjës ka thënë që nuk do të pranojë “shantazhin”, pasi lideri katalunas la të kuptohet që pavarësia mund të deklarohet javën e ardhshme.
Carles Puigdemont duhet të kthehet në rrugën e ligjit para se të zhvillohet ndonjë negociatë, tha qeveria e Madridit në një deklaratë (në spanjisht), transmeton portali arbresh.info
Kritika e tij ndaj mbretit tregoi se ai ishte “jashtë kontaktit me realitetin”, shtoi ajo.
Zyrtarët katalanas thonë se 90% e atyre që votuan në një referendum të diskutueshëm të dielën mbështetën pavarësinë.
Organizatorët thanë se pjesëmarrja të dielën ishte 42%, me 2.2 milionë njerëz që morën pjesë. Por ka pasur disa raporte për parregullsi.
Ka pasur dhunë në qendrat e votimit pasi policët, duke u përpjekur të zbatojnë një vendim gjyqësor spanjoll për të ndaluar votimin, u përpoqën të kapnin kutitë e votimit dhe të shpërndanin votuesit.
Kërcënimi që pavarësia mund të shpallet në mënyrë të njëanshme është duke u marrë seriozisht nga bizneset katalane.
Sabadell, banka e pestë më e madhe në Spanjë, ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të bordit të saj të enjten pasdite për të diskutuar transferimin e selisë së saj nga Katalonia.
CaixaBank, një institucion edhe më i madh, po shqyrton një veprim të ngjashëm, thonë raportet, të cilët do të sigurojnë që bankat të mbesin brenda eurozonës dhe nën mbikëqyrjen e Bankës Qendrore Evropiane.
Disa biznese të vogla tashmë kanë vendosur të largohen./arbresh.info/
Sveçla pret në takim ambasadorin britanik, diskutojnë bashkë...
Rusia dërgon emigrantë në Evropë përmes tuneleve sekrete
U arrestua në Merdar me 1 milion euro, pezullohet nga detyra...
Spiropali me humor ndaj Kurtit: Albin, e ke sjellë diellin s...
Spiropali vazhdon takimet me liderët në Kosovë, pritet nga H...
Bunjaku: Do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë dhe për kët...