Sot po zhvillohen zgjedhjet në Bosnjë dhe Hercegovinë

13:40 | 2 Tetor 2022

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, qytetarët po zgjedhin qeverinë në nivele të shumëfishta. Sot po votohet për përfaqësuesit në shtet, Federatën e Bosnjë Hercegovinës dhe Republikën Sërpska.

Vëmendja më e madhe e publikut në vend është përqendruar në zgjedhjen e anëtarëve të rinj në Presidencë, nga të cilët anëtarët boshnjakë dhe kroatë zgjidhen në Federatën e shtetit si një njësi zgjedhore dhe anëtari serb në Republikën Sërpska, në një njësi tjetër zgjedhore.

Kreu i SNSD-së, Milorad Dodik, është në garë për president të Republikës Sërpska dhe nga 31 kandidatët për atë post, rivalja e tij më e madhe është Jelena Triviq, kandidatja e partive opozitare në Republika Sërpska (PDP dhe SDS).

Dodik është përfolur si një ndër njerëzit me marrëdhëniet më të mira me Rusinë, në Ballkan.

Shpërndaje në rrjete sociale