Ka disa simptoma më pak të njohura të variantit Omicron, për të cilat mund të keni nevojë për trajtim urgjent. Disa nga këto shenja mund të shfaqen në lëkurë, në buzë ose thonjtë tuaj, shkruan The Sun
Sipas ekspertëve shëndetësorë të Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), një nga simptomat mund të jetë një nuancë e zbehtë, gri ose blu në lëkurë, buzë ose të thonjtë tuaj.
Megjithëse Omicron përhapet shumë më shpejt, ai është më i lehtë në krahasim me variantet e tjera, sipas një raporti zyrtar në Mbretërinë e Bashkuar.
Shenja të tjera të pazakonta të Omicron përfshijnë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, zë i ngjirur, djersitje gjatë natës, dhimbje të muskujve dhe rrjedhje të hundëve. Ndërkohë, tre simptomat kryesore të varianteve të tjera janë temperaturë e lartë, kollë e re e vazhdueshme dhe humbje e shijes ose nuhatjes.
Sipas raportit, rreziku i shtrimit në spital është 50 deri në 70 për qind më i ulët në krahasim me Delta. Dozat përforcuese të Covid-it mbrojnë kundër Omicron dhe janë një mundësi për ti dhënë fund pandemisë, kanë theksuar ekspertët. /abcnews.al/
Këto vende do të mbesin sot pa rrymë, shkak punimet në rrjet...
Imri Ahmeti ngushëllon për vdekjen e të miturit nga Lipjani:...
Rusia sulmon trenin ukrainas, Zelensky e dënon ashpër aktin ...
Ukraina dhe Rusia së bashku humbën pothuajse 1.8 milion usht...
Hasani: Politikanët në pushtet e kanë kompleks që s’ishin pj...
Nagavci shpreh ngushëllime për vdekjen e nxënësit Zejn Zejnu...