Jetë të prera në mes. Familje që nuk dinë ende se ku i kanë të dashurit e tyre. Bilancet dramatike vijnë nga periferia e Athinës, ku zjarri u mori jetën 76 personave dhe la të plagosur qindra të tjerë.
‘Zougla.gr’ i ka kushtuar një artikull një familje, e cila u shua nga flakët që pushtuan Rafinë dhe Matin.
Mes 24 fëmijëve që humbën jetën ishin edhe dy vogëlush, motër e vëlla.
Bëhet fjalë për ish-çiklisten e AEK, Evita Fytrou, 14 vjeçe, e cila u gjet e vdekur në det.
Vetëm pas disa orësh kërkime u arrit që të gjendeshin edhe babai edhe vëllai i saj, Gregory Fitrous, 54 vjeç dhe Andreas Fitrous, 11 vjeç, dhe ky i fundit një çiklist.
Dy fëmijët kishin ndjekur pasionin për çiklizmin si babai i tyre, por që flakët e zjarrit i morën jetën pabesisht.

Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë