Policia e Rumanisë po zgjeron hetimin ndaj influencerit kontrovers, Andrew Tate, pasi i sekuestruan makinat luksoze me vlerë 4 milionë dollarë. Përveç banesës në Bukuresht, autoritetet kontrolluan dhe 7 prona të tjera të ish-kampionit në kikboks, duke gjetur dhe sekuestruar një total prej 29 asetesh, përfshirë ora të shtrenjta dhe shuma të mëdha parash.
Tate akuzohet për trafikim të qenieve njerëzore, përdhunim dhe prostitucion, ndërsa hetimi i policisë rumune po zgjerohet edhe në zbulimin e burimeve të tjera të parave.
Ai vetë ka hedhur poshtë pretendimet kundër tij. Vajza të ndryshme me tatuazhe në trup me mbishkrimet: “Pronë e Andrew Tate” dhe “Femra e Andrew Tate”, që kanë qenë pjesë e biznesit të tij me materiale për të rritur, i kanë dalë në mbrojtje në media të ndryshme duke thënë se janë trajtuar me respekt nga 36-vjeçari.
Andrew Tate u bë i njohur masivisht gjatë viteve të fundit për shkak të mendimeve të tij kontroverse për fuqizimin e maskilizmit në botë./A2CNN/
Katër alpinistë humbin jetën pasi u rrëmbyen nga një ortek n...
Në vitin 2025, mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë ...
Blerim Sallahu inkurajon mërgimtarët të votojnë: Kosova ka n...
Kurti: Në mandatin e ardhshëm do ta dyfishojmë buxhetin për ...
Një i plagosur pas përleshjes mes disa personave në Suharekë
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës