Një shtet gjerman ka ndaluar përdorimin e burkave nëpër shkolla, duke thënë se mbulimi i tërësishëm i fytyrës nuk i takon shoqërisë së lirë.
Baden-Württemberg në jugperëndim të Gjermanisë njoftoi të martën ndalimin. Shteti tashmë kishte ndaluar përdorimin e mbulesave nga mësuesit, transmeton portali arbresh.info.
Kryeministri i Shtetit Winfried Kretschmann tha se ishte e rrallë që vajzat e shkollës të mbanin burka, por që kërkohej një ndalim për rastet e jashtëzakonshme.
Rregulli i ri do të zbatohet për vajzat që ndjekin shkollat fillore dhe të mesme në shtet.
Kretschmann shtoi se mbulesa të tilla, të cilat zakonisht vishen nga gra dhe vajza konservatore myslimane, nuk i përkasin një shoqërie të lirë, megjithëse ai pranoi se ndalimi i tyre në nivelin universitar ishte një çështje më komplekse.
Anëtarët e partisë qeverisëse të CDU në Gjermani kanë kërkuar prej kohësh ndalimin e mbulesës së plotë të fytyrës në shkolla./arbresh.info/
Kurti premton sërish: Nëse Kosova fiton nesër, edhe 1 milion...
Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro për fitoren e Dardanëve...
Konfiskohet djathë pa dokumente në Leposaviq
Arrestohen tre të dyshuar për rrahje mes vete, njëri u ther ...
Pas shembjes së dheut në një rrugë të Prishtinës, intervisto...
Gjenden armë e uniforma në një shtëpi të pabanuar në Zubin P...