Admistrata Trump ka sqaruar se nuk është duke kërkuar të rrëzojë regjimin e Koresë Veriore, pasi Trump përmes një postimi në Tëitter shkroi se Kim Jong-un ‘nuk do të qëndrojë për kohë të gjatë’.
Pheniani këtë deklaratë e ka quajtur ‘shpallje lufte’, ndërsa Shtëpia e Bardhë ka mohuar se ka bërë deklaratë të tillë, shkruan ap, transmeton portali arbresh.info
Në përpjekje të rritjes së retorikës, diplomati i lartë i Veriut tha se komenti i Trump i jep të drejtën regjimit të rrëzojë aeroplanët e SHBA-ve në hapsirën ajrore ndërkombëtare.
Zyrtarët e kabinetit, veçanërisht Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, kanë këmbëngulur se presioni diplomatic dhe ekonomik i fushatës së udhëhequr nga SHBA-të është përqendruar në eliminimin e programit të armëve bërthamore të shtetit, dhe jo të rrëzimit të qeverisë së saj totalitare./arbresh.info/
Belgrano fiton titullin historik pas rikthimit të çmendur nd...
Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni, dyshohen se transportoni...
Policia ekstradon nga Zvicra të dyshuarin për “Dhunim”
Policia spanjolle kundër korrupsionit bastis selinë e partis...
Bie çmimi i naftës në Shqipëri, ndryshon edhe benzina
Situata në Gaza dhe Palestinë/ Erdogan sulmon ashpër kryemin...