Policia egjiptiane ka arrestuar shtatë persona, pasi ata raportohen të kenë ngritur flamurin ylber në një koncert në Kajro, bëjnë të ditur burime të sigurisë.
Të shtatit thuhet të jenë arrestuar për “promovim të devijimit seksual”, por ende nuk është ngritur aktakuzë ndaj tyre, transmeton portali arbresh.info

Prokurorët kanë hapur një hetim pas publikimit të pamjeve të bendit Mashrou’ Leila, vokalisti i të cilit është haptazi homoseksual.
Homoseksualiteti nuk është i kriminalizuar në mënyrë eksplicite sipas ligjit egjiptian.
Por autoritetet në mënyrë rutinore arrestojnë njerëz të dyshuar për përfshirje në sjellje homoseksuale me akuza për “shthurjen”, “imoralitetin” ose “blasfeminë”./arbresh.info/
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mbërrin në Arabinë Sa...
Kurti kthehet në Kuvend
Raportohet se një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi ...