Mediat zvicerane kanë shkruar se gjashtë persona janë shpëtuar pas një orteku afër qytetit Andermatt.
Thuhet se nga katër të shpëtuarit ishin pa lëndime të mëdha, ndërsa dy të tjerë u transportuan në një spital aty pranë dhe janë në një gjendje të qëndrueshme, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se të gjashtë persona që u shpëtuan, u identifikuan në mediat lokale si të ardhur nga Zvicra.
Fillimisht policia dyshoi se kishte më shumë persona nën doborë, mirëpo për fat të mirë, duket se të gjithë janë shpëtuar me sukses.
Policia u tha mediave lokale se orteku, i cili u zhvillua jashtë piste, ishte i madh dhe kishte potencialin për të zënë më shumë njerëz.
Bora e rëndë përgjatë javës së kaluar ka ngritur nivelin e rrezikut në 3, që tregon një rrezik të rëndësishëm të një orteku.
Aksident tragjik në Vjenë, vdes një 17-vjeçare
Haradinaj: S’është ka më intereson me e taku Abdixhikun e me...
MINTI publikon çmimet e reja të derivateve për 7 prill: Dize...
Azemi i LDK-së dorëzon në Polici dosjen për njehsorët e rrym...
Grupi humanitar i OKB paralajmëron për përkeqësim të situatë...
Katër lojtarë të Barcelonës rrezikojnë çerekfinalen e kthimi...