Shpërthime janë dëgjuar gjatë natës në kryeqytetin Kiev dhe në katër rajone të tjera të Ukrainës, Kharkiv, Lviv, Rivne dhe Khmelnytskyi.
Sipas zyrtarëve ukrainas, forcat ruse kryen sulme me dronë, duke shtuar se mbrojtja ajrore e kryeqytetit “shkatërruan të gjithë” avionët e armikut.
Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha në një mesazh Telegram se Rusia “sulmoi përsëri nga ajri” kryeqytetin ukrainas.
“Armiku vazhdon të përdorë taktikat e sulmit në disa valë, me intervale ndërmjet grupeve të dronëve sulmues”.
Sulmet dyshohet se janë kryer duke përdorur drone Shahed të prodhuar nga Irani./A2
Numërohen 50 për qind e votave, 5-shet e para të partive mbe...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Shefi i ushtrisë izraelite paralajmëron një sulm më të thell...
Sorloth dëshiron Juventusin, por ka një problem
Prokuroria Speciale jep detaje për dy operacione, me mbështe...
Vashat e Shqipërisë sigurojnë fazën play-off të Botërorit 20...