Media shtetërore iraniane njoftoi se së paku 35 punëtorë janë vrarë nga shpërthimi, të mërkurën, në një minierë të qymyrit në veri të Iranit.
Zyrtarët i thanë agjencisë IRNA se akumulimi i gazit metan, që dilte në minierë, shkaktoi shpërthimin.
Meqë incidenti ka ndodhur në thellësi të madhe, deri më tash janë nxjerrë vetëm 21 trupa.
Rreth 80 minatorë kanë qenë nën tokë, kur ka ndodhur shpërthimi në minierën Zemestanyurt, në provincën Golestan të Iranit.
Operacioni i shpëtimit po vazhdon.
Gazetarja për familjet Ademaj dhe Murseli: Ka bërë 3-4 krush...
Vëllau i Liridona Ademajt: Duam drejtësi të shpejtë, krimine...
Nagavci: Degradimi shumëvjeçar në arsim ka ndikuar në cilësi
“Janë marrë vesh për një aksident të inskenuar”, detaje nga ...
Arsenali fiton në “frymën e fundit” ndaj Lutonit, bën shkëpu...
Publikohet fotografia e fundit e Liridona Ademajt disa orë p...