Të paktën 21 persona mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi për shkak të një rrjedhje gazi në një hotel në Teksas. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka viktima, teksa 4 nga të plagosurit kanë marrë plagë më të rënda.
Dëmet raportohen tepër të mëdha, teksa shpërthimi theu xhamat edhe në ndërtesat e tjera që ndodheshin pranë hotelit. Forca të shumta policie dhe zjarrfikësish rrethuan zonën teksa, janë ende të paqarta shkaqet e rrjedhjes së gazit.
Në momentin e shpërthimit, hoteli i kishte të gjitha dhomat e zëna, teksa në pjesën e jashtme të tij po bëhej një restaurim, por nuk mendohet që të ketë luajtur rol në këtë incident./abcnews.al
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...
Ndryshon emri i AAK-së, ky do të jetë emri i ri
Ndryshon plani i produksionit: Ferma VIP 3 pritet të mbyllet...
Çfarë përmban marrëveshja e propozuar që mund t’i japë fund ...
Conte tregon nëse do t’i bashkohet kombëtares së Itali...