Shpërthen bomba në minibus, 3 të vdekur dhe 15 të plagosur

09:53 | 30 Maj 2021

Të paktën 3 mësues kanë vdekur dhe 15 persona të tjerë janë plagosur pasi një bombë shpërtheu në autobusin me personelin e universitetit në Afganistan.

Profesorët dhe stafi nga universiteti Al-Biruni po udhëtonin nëpër Charikar, kryeqytetin e provincës Parwan, rreth 70 km në veri të kryeqytetit Kabul.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Afganistani ka parë dhunë në rritje javët e fundit ndërsa SHBA dhe NATO po përgatiten të tërheqin të gjitha trupat.

Afati i fundit për tërheqjen e trupave është 11 shtator – 20 vjet në ditën që nga sulmi në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York.

Shpërthimi i së shtunës, 29 maj ndodhi rreth orës 15:15 me kohën lokale (10:45 GMT), tha policia e Bagram.

Një zëdhënës i ministrisë së arsimit të lartë tha se disa nga mësuesit e plagosur janë në një gjendje kritike. Kancelari i universitetit gjithashtu u raportua i plagosur në sulm, raporton BBC.

Sulmi i së shtunës vjen vetëm disa javë pas shpërthimet afër një shkolle të mesme në Kabul ku u vranë të paktën 60 njerëz dhe u plagosën më shumë se 100.

Studentët u vranë ndërsa dilnin nga klasat e tyre. Shumica e viktimave ishin vajza.

Australia njoftoi se po mbyllte ambasadën e saj në Afganistan për shkak të “mjedisit gjithnjë e më të pasigurt të sigurisë” në vend.

Lajmet më të lexuara