Shkencëtarët suedezë: Imuniteti i tufës nuk funksionon, mos veproni si Suedia

18:01 | 23 Korrik 2020

Në një artikull të botuar në revistën USA Today, shkencëtarët suedezë u bëjnë thirrje vendeve dhe qeverive të tjera që të mos punojnë si “Suedia”.

Përkatësisht, në vend të karantinës si mbrojtje kundër përhapjes së infeksionit, autoritetet suedeze u mbështetën në vetëdijsimin e njerëzve, duke mos futur kufizime të rrepta e duke lënë të funksionojnë jeta normalisht.

Sipas ankuesit, rezultati është se Suedia ka katër e gjysmë herë më shumë viktima të COVID-19 sesa së bashku vendet e tjera nordike, dhe shtatë herë më shumë vdekje, për milion qytetarë, krahasuar me vendet fqinje.

Suedia madje ka qenë në krye të botës për sa i përket numrit të vdekjeve nga coronavirusi në raport me numrin e banorëve.

Megjithë viktimat dhe të infektuarit, autoritetet nuk i ndryshuan masat ose taktikat, kështu që tani në Suedi, 75 mijë njerëz janë infektuar, dhe deri më tani 5.600 kanë vdekur nga coronavirusi.

Ky numër, shkencëtarët suedezë paralajmërojnë se mund të rritet në të ardhmen e afërt.

Si masë paraprake, autoritetet suedeze kanë anuluar darkën tradicionale të mbajtur çdo vit në dhjetor për nder të fituesve të çmimit Nobel.

Lajmet më të lexuara