Është çmontuar rrjeti i katër të rinjve që grabitën këmbësorët në Heraklion të Kretës. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një 22-vjeçar rumun, një grek 28-vjeçar, një shqiptar 23-vjeçar si dhe një djalë 16-vjeçar të cilët brenda tre ditëve kanë kryer tre grabitje me armë.
Më konkretisht, nga data 21 deri më 29 mars, grupi prej katër të rinjsh kishte sulmuar me thikë studentët si dhe këmbësorët e tjerë në Heraklion. Ata kishin marrë celularë, ora dhe 358 euro para të gatshme.
Policia pas një hetimi të plotë ka gjetur gjurmët e katër personave. Në të njëjtën kohë, nëna e 16-vjeçarit është arrestuar për neglizhencë ndaj një të mituri. Vlen të theksohet se të pestë pritet të dalin para prokurorit për tu njohur me akuzat. /abcnews.al/
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...