Njëzet e një persona i kanë mbijetuar shembjes së një ndërtese dy katëshe në Turqinë Lindore.
Sipas autoriteteve, viktima nuk ka, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje rreth shkaqeve që dërguan në shembjen e ndërtesës, transmeton portal arbresh.info
Ngjarja ndodhi pasditen e së martës në një rrugë të frekuentuar në qytetin e Malatya, ndërsa banorët mbushën dyqanet duke u kthyer nga puna në shtëpi.
“Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit në ndërtesën e shembur Malatya kanë marrë fund. Faleminderit Zotit që nuk ka viktima”, shkroi në Tëitter ministri i Brendshëm Süleyman Soylu herët të mërkurën.
Ministri i Brendshëm, Ismail Catakali, deklaroi se punonjësit e shpëtimit kishin nxjerrë 13 persona nga rrënojat, ndërsa tetë të tjerë ia dolën të shpëtonin vetë.
Pesë nga të shpëtuarit janë ende në spital, megjithatë lëndimet e tyre nuk janë kërcënuese për jetën.
Pamjet e CCTV të shembjes treguan se ndërtesa papritmas u shkatërrua, duke nxjerrë një re të madhe pluhuri. Një makinë e parkuar para ndërtesës është larguar me shpejtësi ndërsa kalimtarët kanë nxituar për të ndihmuar të bllokuarit nën rrënoja.
Agjencia e qeverisë turke për menaxhimin e fatkeqësive dhe emergjencave tha se 260 punëtorë shpëtimi u vendosën në vendngjarje, e cila u ndriçua për të lejuar që përpjekjet të vazhdojnë gjatë natës.
Pronari i ndërtesës dhe tre persona që po kryenin punën janë arrestuar, tha zyra e prokurorit të Malatya./AFP/arbresh.info/
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...
Ministria e Jashtme e Pakistanit: Bisedimet SHBA-Iran serioz...
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për menaxhimin...
Mbi 3500 mësues protestojnë në Ankara pas sulmeve në shkolla