Ekipet e shpëtimit në qytetin turk të Stambollit janë duke punuar për të nxjerrë nga rrënojat e një blloku apartamentesh që u shemb mbrëmë.
Të paktën dy persona kanë vdekur dhe shtatë janë lënduar, por dyshohet që edhe të tjerë ka të ngujuar nën rrënoja, transmeton portali arbresh.info.
Ndërtesa ishte zyrtarisht shtëpia e 43 njerëzve që jetonin në 14 banesa, tha Guvernatori i Stambollit Ali Yerlikaya.
Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi fatkeqësinë të mërkurën pasdite.
Sipas guvernatorit, tre katet e larta të ndërtesës ishin shtuar ilegalisht.
Një punëtori tekstili në katin e poshtëm të ndërtesës ishte bosh në atë kohë, njoftoi zyrtari lokal Zeki Dag para mediave lokale më parë./Arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira