Një burrë ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë pas shembjes së një miniere ari në Australi.
Dyshja u goditën nga rënia e shkëmbinjve 500 metra nën tokë në vendin në Ballarat, afër Melburnit, të mërkurën pasdite me orën lokale, transmeton Arbresh.info.
BBC raporton se 29 minatorë të tjerë u strehuan në një “strehë sigurie” aty pranë dhe i plagosuri u evakuua pothuajse katër orë më vonë.
Një sindikatë ka kritikuar ashpër incidentin, i cili do të hetohet nga një rregullator i vendit të punës.
Trupi i një 37-vjeçari u gjet në vendin e ngjarjes – rreth 3 km nga hyrja e minierës – herët në mëngjesin e së enjtes.
Parashikimi i motit për sot
Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...