Zyrtarët arsimorë dhe prindërit nga Dumpfries i Skocisë, janë të shqetësuar dhe po kërkojnë të dinë, se si ka mundësi të shembet kulmi i një shkolle të re që ka kushtuar 30 milionë euro për tu përfunduar.
Pamjet që janë realizuar në brendi, i shfaqin skenat pas shembjes, motivet e së cilës janë ende të panjohura, transmeton Telegrafi.
Shkolla fillore shumë milionëshe, ishte përfunduar dhe u bë gati që të hapet më 21 gusht, kur edhe fillon viti i ri shkollor.
Gjithçka mendohet se ishte bërë si pasojë e punimit të dobët, ndërsa ndërtuesi Grahams e ka rrënuar tërë kulmi për ta ndërtuar nga fillimi, raporton BBC.
Zyrtarët e kompanisë ndërtuese, pretendojnë se gjithçka fillojë nga ‘rrjedha në një pjesë të kulmit, mbi sallën e arsimtarëve, që më pas i dëmtoi shtyllat mbajtëse’.
Megjithëse duhet të bëhen punime të mëdha, shkolla parashihet të hapet më 21 gusht. Pos dëmeve materiale, brenda nuk ndodhej askush dhe nuk ka ndonjë të lënduar. /Telegrafi/




Rusia e Kina vënë veto në Këshillin e Sigurimit për Ngushtic...
Parandalohet futja e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të ...
Presidenca krijon profile të reja zyrtare në rrjetet sociale
Presidenti turk dënon sulmin terrorist në Stamboll
Haxhiu për çështjen e presidentit: Jam e hapur të ndihmoj
Izraeli: Do thellojmë goditjet ndaj regjimit iranian