Komentet e tij vijnë katër ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se SHBA-ja do të tërhiqet nga Traktati i Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi duke thënë se ai po shkelet nga Moska.
Stoltenberg tha se NATO po i vlerëson implikimet në siguri të shkeljes së dyshuar ruse.
“Nuk parashikoj që aleatët evropianë të shpërndajnë më shumë armë bërthamore si përgjigje”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi, transmeton rel.
Traktati i vitit 1987 i ndalon Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë që të posedojnë, prodhojnë ose shpërndajnë raketa balistike me rreze të mesme veprimi.
Me këtë traktat, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara kanë eliminuat rreth 2,700 raketa.
Trump tha më 20 tetor se SHBA do të tërhiqet nga traktati.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...