Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se do të rrisin praninë ushtarake amerikane në Filipine.
Forcave amerikane iu dha akses në katër kampe të tjera ushtarake, duke i dhënë efektivisht Uashingtonit terren të ri për të rritur vigjilencën ndaj Kinës.
Të dy vendet e bënë publike marrëveshjen gjatë vizitës së Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin në Filipine, për të forcuar aleancat e sigurisë së SHBA-së në Azi.
Austin falënderoi Filipinet që lejuan SHBA-në të zgjerojë praninë e saj. Filipinet janë aleati më i vjetër i Uashingtonit në Azi.
Njoftimi për rritje të pranisë ushtarake amerikane vjen pasi tensionet midis Kinës dhe Tajvanit janë në rritje, dhe Kina është ka mosmarrëveshje territoriale me Filipinet dhe vendet e tjera të rajonit.
Filipinet kanë qenë shtëpi e dy prej bazave më të mëdha ushtarake amerikane, por ato u mbyllën në vitet 1990.
Kushtetuta e Filipineve ndalon krijimin e bazave përhershme të trupave të huaja, por Marrëveshja e Bashkëpunimit të Përforcuar të Mbrojtjes të vendeve lejon që forcat vizitore të SHBA-ve të qëndrojnë në kampet e përcaktuara Filipine.
Udhëheqësit amerikanë kanë kërkuar prej kohësh të riorientojnë politikën e jashtme të SHBA-së drejt forcimit të Kinës, si një konkurrent i rëndësishëm ushtarak dhe ekonomik./REL/
Kiara, Efi, Bledi dhe Ronaldo rikthehen në “Big Brother VIP ...
Messi nuk pranon t’i ulet paga te PSG
U konfliktuan për një borxh, shqiptari qëllon 6 herë me armë...
Peja tregon forcën përpara ndeshjeve të “Play-off-it”
Mbështetja për Ukrainën, temë diskutimi në takimin e NATO-s ...
Antoneta lë shtëpinë e Big Brother